Nga Agron Brataj
Zyrtare: Donnarumma kalon te Manchester City deri në vitin 2030, Ederson transferohet te Fenerbahçe
Lëvizje të rëndësishme në portën e Manchester City. Gianluigi Donnarumma është zyrtarisht një lojtar i ri i kampionëve të Anglisë, ndërsa Ederson largohet pas tetë sezonesh për t’iu bashkuar Fenerbahçes në Turqi.
Kapiteni i kombëtares italiane, 26-vjeçari Donnarumma, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me City, e vlefshme deri më 30 qershor 2030. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi anglez përmes një komunikate zyrtare
Manchester City është i lumtur të konfirmojë transferimin e Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain, në pritje të autorizimit ndërkombëtar. Portieri italian 26-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2030.
Donnarumma shprehu entuziazmin e tij në deklaratat e para si lojtar i Cityt,
Firmosja me Manchester City është një moment shumë i veçantë dhe me shumë krenari për mua. Bashkohem me një skuadër plot me talente të nivelit botëror, të udhëhequr nga një prej trajnerëve më të mëdhenj në historinë e futbollit, Pep Guardiola. Ky është një klub ku çdo lojtar në botë do të donte të luante. E kam admiruar Manchester City për vite me radhë, dhe tani që do të luaj për ta, është një nder i madh dhe privilegj.
Në të njëjtën kohë, Manchester City ka përshëndetur edhe largimin e portierit brazilian Ederson, i cili pas 8 sezonesh të suksesshme largohet drejt Fenerbahçes. Klubi turk ka fituar garën për nënshkrimin e tij ndaj rivalëve të Galatasarayt.
Në deklaratën e gjatë të lamtumirës, klubi anglez shkruan, Ederson ka lënë Manchester City pas tetë vitesh të mbushura me trofe në Etihad Stadium. Portieri brazilian është një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar 18 tituj të rëndësishëm nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Në këtë mënyrë, epoka e Edersonit në Manchester mbyllet, ndërsa një kapitull i ri nis për Donnarummën, që rikthehet në Premier League me ambicie të mëdha dhe nën drejtimin e një trajneri legjendar.





