UEFA ka gati planin por edhe datat për ndeshjet e mbetura të Champions League, të cilat do të mbyllin edicionin e turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Si fillim pritet përfundimi i kampionateve kombëtarë, ndërsa më pas, duke nisur nga data 8 gusht do të jetë radha e Ligës së Kampioneve. Kalendari do të jetë i ngjeshur, pasi mes dative 11 dhe 15 gusht parashikohen të zhvillohen çertekfinalet.

Uefaaa

Kështu do të vijohet çdo javë deri në finalen e madhe që pritet të zhvillohet në 29 gusht, kur do të mbyllet edhe edicioni i Kupave të Europës. Finalja do të luhet në Stamboll dhe konfirmimi për këtë vjen nga presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir, që gjithashtu zyrtarizoi rinisjen e kampionatit turk më 12 qershor. Ndeshjet do të jenë teke dhe me eliminim direkt, ndërsa vetëm në këtë mënyrë, UEFA mund të përgatisë normalisht sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, qeveria europiane e futbollit ka njoftuar se ka nisur proçedurat për rimbursimin e biletave të Euro 2020, që siç dihet është shtyrë për në verën e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*