Janë rikthyer përplasjet e ashpra mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.


Një ditë pas akuzave të forta të Presidentit Meta, se zyrtarë të qeverisë janë përfshirë në një veprimtari kriminale miliona euroshe, që sipas tij, mund të çojë drejt katastrofës financat e shtetit, vjen reagimi ‘dhëmb për dhëmb’ i kryeministrit Rama.Ky i fundit e akuzon Presidentin Meta se “ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin”.

“Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar #PaAtdhe #PaDin #PaIman”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*