Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Burime për ALBANIA TIMS bëjnë me dije se është qëlluar tre herë në ajër. Ndërkaq, është bërë shpallja në kërkim e autorit të ngjarjes nga forcat e Policisë. Personi që ka shtënë në ajër është identifikuar si L Rr, 42 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ku 42-vjeçari është konfliktuar me një familje në plazh dhe ka shtënë në ajër dhe më pas është larguar me një motorr. Pas kësaj ngjaje nuk është raportuar për asnjë të plagosur.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*