Instituti Meteorologjik Ushtarak, ka publikuar se si do të jetë moti ditën e nesërme më 14 gusht 2019.
Sipas IGJEUM, mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë mesditës dhe pasdites në terrenet malore është mjaft e vogël.
RESHJET
Nesër (e mërkurë, dt.14) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë si dhe lokale të dobëta në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark) në orët e mesditës dhe pasdites.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 30 °C
në vendet e ulëta: 22/ 33 °C
në vendet malore: 18 / 32 °C.
ERA
Nesër (e mërkurë, dt.14) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në gjithë territorin.





