Rama deklaron se pas arrestimit të personit të pestë për grabitjen në Rinas po ngushtohet akoma më shumë rrethi i keqbërësve. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron të tjera zhvillime në lidhje me këtë dosje.
Kryeministri Edi Rama deklaron se pas arrestimit të personit të pestë për grabitjen në Rinas po ngushtohet akoma më shumë rrethi i keqbërësve. Ai shprehet se Policia e Shtetit ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit.E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete” tha Rama.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj paralajmëron të tjera zhvillime në lidhje me këtë dosje. Sot u arrestua Elton Pikli nga Kruja, i cili ishte njëri nga grupi i pesë personave që u fut brenda aeroportit për të kryer super grabitjen e 5.7 mln eurove në Rinas në datë 9 prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*