Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme,, është arrestuar në kryeqytet Artvin Veli, njohur ndryshe si DJ, Vin Veli.

Ndalimi i tij për arsye të cilat ende nuk janë bërë të ditura, ka ndodhur në zonën e ish-bllokut ndërsa bashkë me të janë shoqëruar në komisariat edhe dy persona të tjerë.

Nuk dihen emrat e këtyre të fundit ende, ndërsa këtë aksion e kanë realizuar forcat “Shqiponja” të cilat pasi i kanë nxjerrë nga një klub nate, i kanë futur në furgonin e Policisë.

DJ njohur ka qenë i lidhur me Bora Zemanin dhe gjate lidhjes së tyre ata sollë në jetë Arborin, vogëlushin i cili jeton me të ëmën, Borën.

Rreth 2 vite më parë, moderatorja e njohur e ekranit, Bora Zemani dhe partneri i saj, Vin Veli, i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*