Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur në sheshin Skënderbej nga ku falën mëngjesin e sotëm Kurban Bajramin nga ku iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohje ndaj Zotit.

“Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës. Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu” tha ai ndër të tjera gjatë fjhalës së tij.

Në një prononcim për FaxNews, Spahiu kishte edhe një thirrje për gjithë shqiptarët si dhe për klasën politike në vend.

“Është një ditë feste, e bashkimit, vëllazirimit dhe mirëkuptimit. Kjo është dita e solidarizimit të njerëzve me njëri-tjetrin ku njerëzit tregojnë interes për ato që i bashkojnë dhe jo që i ndajnë. Ne kemi nevojë për ndihmën midis njëri-tjetrit. Ky është vendi ynë ku të gjithë jetojmë por  të gjithë së bashku të ndryshëm në mendime dhe besime, duhet të bashkëpunojmë. Uroj që unë si drejtues i një komuniteti fetar bëj thirrje për unifikim dhe bashkim për të ardhmen dhe Integrimin Europian”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*