Vijon furtuna në Kadastrën e Vlorës.
Paraditen e kësaj të mërkure zbarkoi njësia e anti-krimit ekonomik duke vendosur në hetim 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.
Pas denoncimit të rastit, anti-krimi ekonomik ka shkuar paraditen e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës për të sekuestruar dokumentet në lidhje me hetimin që po bëhet. Po ashtu prej një jave Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon kontrollin në  Kadastër.
Cfarë po ndodh realishtë në Kandastrën e Vlorës?
Pse kaq shumë zhurëm ? Pavarësisht amullisë mediatike  aktualisht vazhdon puna normalisht, qytetarët shkojnë në sportelet e këtij istitucioni dhe marrin shërbimin që u nevojitet.
Çfarë ndodhi në raelitet sot në zyrat e Kadastrës së Vlorës?
Rreth orës 10.00 në këto zyra janë paraqitur efektivë të policisë së komisariatit  Vlorë, për të verifikuar problemin që ishte trasmetuar në disa media për presionin e ushtruar punonjësve të këtij istitucioni.
Pasi kanë marrë disa dëshmi punonjësit e policisë janë larguar.
Ndër të tjera ka qarkulluar lajmi se drejtori dhe nën/ drejtori nuk kanë liruar zyrat e tyre, pasi janë shkarkuar.
Fakt ky aspak i vërtetë.
Ish-nën/drejtori, Klodian Troci, i kontaktuar nga gazeta”Albania Times”, ka deklaruar se i ka dorëzuar çelësat e zyres ne sekretari,dhe pritet që nesër, ditën e enjte, te prezantohet në zyrat e Drejtorisë së Përgjithëshme dhe të marrë urdhërin e shkarkimit nga posti i nën/drejtorit.
Shkarkimi i Zv drejtorit Troci, nuk ka asnje lidhje me videot qe kane qarkulluar ne media pas dorezimit te detyres. Troci ka qene pjese e kupoles drejtuese te Drejtorise se Kadastres e cila po synon reformimin.
Po ku qëndron realisht problemi i gjithë kësaj historie?
Bëhet fjalë për dosjen që  Gjykata e Apelit Vlorë i ka dhënë vendimin e formës së prerë në favor të qytetarit . Qytetari është prezantuar në sportelet e Kadastres Vlorë për të ndjekur procedurat ligjore, për regjistrimin e pronës .
Ndërkohë në zyrat e Kadastrës Vlorë ndodhet edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili po ushtron kontrollin e këtyre 4 viteve
klsh benë kontrollet e saj pa patur lidhje me ngjarjet që janë diskutuar këto ditë në media.
Pas shkarkimeve, këtë të mërkurë, depozitoi  dorëheqjen edhe zëvënës drejtori i Kadastës, i cili mbulonte Aluznin Vlorë, Ardian Musta.
Bëhet e ditur se dorëheqja e Mustës u bë për arsye personale, pa patur lidhje me problematikat që janë shfaqur  këto ditë në zyrat e Kadastrës Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*