Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi në autostradën Lezhë-Laç, nga ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Burime nga QSUT bëjnë me dije se mbrëmë rreth mesnates në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjec. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar.

Albania Times ka mësuar detaje të reja nga shpërthimi me 6 persona të plagosur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Njëri nga punonjësit e barit, dëshmitar që pa shpërthimin ka treguar  se si ndodhi ngjarja.

“Fillimisht ka shpërthyer depozita, më pas ka marrë flakë automjeti me gaz ku ka ndodh edhe shpërthimi i dytë. Shkak sipas tij ka qenë një luhatje e energjisë elektrike. Të plagosur janë dërguar dy punonjës të karburantit në Tiranë, të cilët kanë marrë edhe dëmtime të shumta, por janë jashtë rrezikut për jetën. 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë në spitalin e Lezhës.”- u shpreh dëshmitari.

Sipas burimeve për Albania Times shpërthimi i depozites se gazit ka ndodhur 100 m larg karburantit dhe barit në kryqëzimin e Shënkollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*