Detaje të reja janë zbuluar nga vëzhgimi i punës së autoriteteve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë ku iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësit.

Forca të shumta Policie kanë mbërritur me automjete të blinduara ndërsa kanë marrë në shqyrtim pamjet që kanë regjistruar  kamerat e bizneseve që ndodhen përgjatë autostradës.

Mësohet se tre personat që ndodheshin në makinë, përkatësisht, prokurori, Arjan Ndoja shoferi i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Muharremi kanë drekuar sëbashku në një restorant pamjet e të cilit janë marrë nën vëzhgim nga Policia.

Mësohet se ata përpara ngjarjes kanë drekuar në një restorant luksoz në zonën e plazhit ndërsa vëzhgimi i kamerave po bëhet për të zbuluar nëse konstatohet ndjekja e tyre nga ndonjë person i dyshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*