
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”:
- S.N., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në lagjen “28 Nëntori” Vlorë pasi duke drejtuar automjetin e tij pa leje drejtimi përkatës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tjetër.
- I.Q., 23 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.2 Sarandë pasi duke drejtuar motorrin e tij pa leje drejtimi përkatës ka goditur një automjet tjetër ku si pasojë është dëmtuar vetë, jashtë rrezikut për jetën.




