Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike Bujar Leskaj ka konsumuar një kafe me persona me aftësi ndryshe.
Tronditëse jeta, fjalët dhe problemet e tyre; tragjike gjendja në të cilën i ka lënë kjo qeveri këto 8 vite. Me pensione qesharake, pa pension kujdestari, me probleme për rimbursimin e ilaçeve dhe shpenzimeve për përditshmërinë… kanë qenë vetë përfaqësues të kësaj shtrese sociale ata që kanë ngritur zërin për mungesat e mëdha dhe lënien në mëshirë të fatit nga qeverisja aktuale.

Për punësim të këtyre njerëzve, të kësaj kategorie që kërkon dinjitet e barazi nuk bëhet fjalë!
Në 25 prill edhe për këta bashkëqytetarë me aftësi ndryshe, së bashku me Partinë Demokratike do të triumfojë edhe dinjiteti, mirëqenia;
Jo me lëmoshë, por me dinjitet, punësim dhe respekt të vlerave që ata kanë dhe kontributit që mund t’i japin shoqërisë shqiptare.-ka thënë Leskaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*