Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manat të Lezhës, pasi kanë hequr 74 predha të kalibrit 150 mm nga zonat e banuara.

Lajmi është dhënë nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila thotë se xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin duke asgjësuar 16 ton municione të rrezikshme.

Postimi i Xhaçkës:

Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.

Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të…

Posted by Olta Xhacka on Sunday, 8 September 2019

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*