Një 34-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në rrugë.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes, por paraprakisht dyshohet se personi ka pësuar infrakt.

34-vjeçari është me iniciale K.D dhe është dërguar në morgun e spitalit Rajonal Të Vlorës.

Njoftimi paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*