Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka akuzuar ish-partnerin e tij të qeverisë, kandidatin e PDK-së, Kadri Veselin se e ka kontraktuar për fushatë kompaninë e njëjtë me të cilën ka bashkëpunuar Aleksandër Vuciç.

Haradinaj në një intervistë të dhënë sonte ka thënë se kundërshtarit të tij po ia bën fushatën një kompani ndërkombëtare, e cila ka ndihmuar edhe presidentin serb dhe kryministrit shqiptar, Edi Rama.

“Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiçi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiqit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Sipas kryeministrit në detyrë, të njëjtën kompani e ka kontraktuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Nuk dihet se cila është kompania që, sipas Haradinajt, është kontraktuar nga PDK-ja për fushatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*