Mbahet sot ceremonia e varrimit të Mbretëreshës së Elizabeth II. Për britanikët do të jetë lamtumira e një simboli, por edhe fundi i një epoke. Për familjen mbretërore të Anglisë do të jetë përfundimi i dhjetë ditëve zie, por edhe lamtumira përfundimtare për gruan më të vlerësuar.

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II po largohet nga Westminster Abbey dhe do të vendoset përsëri në karrocën e armëve shtetërore, gati për procesionin në Harkun e Wellingtonit. Në fund pas një protokolli zyrtar, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.

Ceremonia e funeralit ka të ngjarë të tejkalojë ngjarjet e mëparshme mbretërore virale, si funerali i Princit Philip në 2021, dasma e Princit William me Kate Middleton në 2011, festa e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle në 2018 apo vdekja e Princesha Diana në shtator 1997. Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë vetë e ndjekin ceremoninë e varrimit. Në Britaninë e Madhe ceremonia mund të shihet në televizor, por edhe në monitorë të mëdhenj në sheshe publike. Kjo ditë është shpallur ditë pushimi për të mundësuar që njerëzit të ndjekin ceremoninë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*