Gjykata e krimeve të rënda ka lënë në burg pa afat shtetasin Edmond Gecaj, ndërsa burg me afat 2 muaj për Ilson Beqiraj, të arrestuar dy ditë më parë për akuzën e gjobëvënies.

Në seancë prokuroria ka kërkuar arrest me burg për dy të arrestuarit, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi mase me të lehtë.

Kujtojmë që të dy të arrestuarit i kanë marrë një shume të konsiderueshme një personi, të pa identifikuar, rreth 7500 euro me arsyetimin e gjobitjes, një veprim ky i paligjshëm.

“Nga hetimet e deritanishme, pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në qytetin e Tiranës.

Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro. Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona”, – tha policia dy ditë më parë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*