
PRODUKTET OSE SHËRBIMET DUHET TË JENË REZULTAT I DREJTPËRDREJTË I AKTIVITETIT BUJQËSOR DHE TË SHITEN TE PERSONA TË TATUESHËM, QË NUK PËRFITOJNË NGA SKEMA E KOMPENSIMIT. PO ASHTU, FERMERËT DUHET TË JENË TË PAJISUR ME NUMËR IDENTIFIKIMI NIPT NGA ADMINISTRATA TATIMORE, PA PASUR DETYRIM PËR DEKLARIM PERIODIK TË TVSH-SË. NORMA E KOMPENSIMIT ËSHTË 10 PËR QIND E VLERËS TOTALE TË PRODUKTEVE DHE SHËRBIMEVE TË FURNIZUARA NGA PRODHUESI BUJQËSOR, TË DOKUMENTUARA ME FATURA TATIMORE, PËR NJË PERIUDHË GJASHTËMUJORE.
Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH, tatimet sqarojnë procedurën
Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 për qind për produktet dhe shërbimet bujqësore të furnizuara, në kuadër të skemës së autofaturimit të zbatuar nga administrata tatimore.
Sipas sqarimeve zyrtare, kompensimi realizohet përmes një procedure të përcaktuar qartë, ku rolin kryesor e mban blerësi i regjistruar për TVSH-në.
Në këtë skemë, blerësi i regjistruar për TVSH, në cilësinë e grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizmit të certifikuar, lëshon faturë tatimore në emër të prodhuesit bujqësor. Kjo faturë, e njohur si autofaturë, dokumenton mallrat ose shërbimet e blera nga fermeri dhe shërben si bazë për llogaritjen e kompensimit.
NË VEND QË KËTO NIVELE TË PLOTËSOJNË NJËRA-TJETRËN, SHPESH PRODHOJNË RAPORTE PARALELE DHE REAGIME TË VONUARA. KY DUBLIM KOMPETENCASH NDIKON DREJTPËRDREJT NË PUNËN NË TERREN, NDËRSA PËRGJEGJËSIA INSTITUCIONALE SHPËRNDAHET MES NIVELEVE TË QEVERISJES. NË RASTE PËRMBYTJESH, VENDIMMARRJA ËSHTË QENDRORE, REAGIMI ËSHTË LOKAL DHE FATURA EKONOMIKE DHE SOCIALE BIE MBI KOMUNITETET.
Në faturë duhet të pasqyrohet detyrimisht NIPT i fermerit, si dhe të gjithë elementët e tjerë të parashikuar nga legjislacioni tatimor. Administrata tatimore sqaron se për të përfituar kompensimin, fermerët duhet të plotësojnë disa kushte themelore. Qarkullimi i tyre vjetor nuk duhet të tejkalojë kufirin minimal të regjistrimit për TVSH.
Produktet ose shërbimet duhet të jenë rezultat i drejtpërdrejtë i aktivitetit bujqësor dhe të shiten te persona të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit.
Po ashtu, fermerët duhet të jenë të pajisur me numër identifikimi NIPT nga administrata tatimore, pa pasur detyrim për deklarim periodik të TVSH-së.
Norma e kompensimit është 10 për qind e vlerës totale të produkteve dhe shërbimeve të furnizuara nga prodhuesi bujqësor, të dokumentuara me fatura tatimore, për një periudhë gjashtëmujore.
Për të përfituar pagesën, fermeri duhet të paraqesë kërkesën për kompensim pranë administratës tatimore, elektronikisht ose përmes shërbimit postar. Kërkesa duhet të shoqërohet me kopjet e faturave të lëshuara nga blerësi dhe me numrin e llogarisë bankare ku do të kryhet pagesa.
Kërkesa për kompensim paraqitet mbi bazë gjashtëmujore. Afati është deri më 31 dhjetor 2026 për furnizimet e kryera nga janari deri në qershor 2026 dhe deri më 30 qershor 2027 për furnizimet e realizuara nga korriku deri në dhjetor 2026.
DUBLIMI BËHET MË I DUKSHËM NË SITUATA EMERGJENTE. VENDIMET PËR HAPJEN E PORTAVE TË DIGAVE APO MENAXHIMIN E PRURJEVE MERREN NGA PUSHTETI QENDROR, NDËRSA PASOJAT I PËRBALLOJNË BASHKITË.
Një tjetër formë dublimi lidhet me strukturat administrative. Pushteti qendror, përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe agjencive të saj, ushtron mbikqyrje dhe kontroll teknik, ndërsa bashkitë kryejnë monitorim në terren përmes strukturave të tyre.
Lëmshi i kompetencave ‘përmbyt’ Shqipërinë! Mungesa e koordinimit bashki-pushtet qendror nxjerr zbuluar dështimin e institucioneve
Me reformën territoriale të vitit 2014, bashkitë morën kompetenca të reja për administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së kullimit në territorin e tyre.
Sakaq qeveria mbajti të drejtat mbi kolektorët e mëdhenj, veprat hidroteknike strategjike dhe stacionet e mëdha të pompimit, si dhe mbi politikat kombëtare të mbrojtjes nga përmbytjet.
Sipas ligjit për Pushtetin Lokal, bashkitë kanë përgjegjësinë direkte për administrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit, pra atyre kanaleve që ndodhen brenda territorit të bashkisë dhe që shërbejnë drejtpërdrejt për mbrojtjen e tokave bujqësore, serave dhe zonave të banuara nga përmbytjet.
Përgjegjësitë e bashkive lidhen me pastrimin periodik të kanaleve, heqjen e inerteve, riparimet e vogla dhe ndërhyrjet emergjente në raste reshjesh intensive.
Bashkitë kanë gjithashtu detyrimin të planifikojnë dhe financojnë këto ndërhyrje nga buxhetet e tyre, si dhe të reagojnë të parat në terren kur uji del nga shtrati. Pushteti vendor është hallka që përballet drejtpërdrejt me pasojat, me fermerët dhe me dëmet konkrete.
Pushteti qendror, nga ana tjetër, mban kompetencën mbi kanalet kryesore të kullimit, kolektorët e mëdhenj, veprat hidroteknike strategjike dhe stacionet e mëdha të pompimit, si dhe mbi politikat kombëtare të mbrojtjes nga përmbytjet.
Përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe strukturave të saj vartëse, ai planifikon investimet e mëdha, financon rehabilitimin e infrastrukturës kryesore dhe merr vendime strategjike për menaxhimin e prurjeve ujore në shkallë rajonale ose kombëtare.
Dublimi i kompetencave shfaqet pikërisht në pikën ku kanali kryesor lidhet me kanalin lokal. Ekspertët shpjegojnë se në terren funksionimi i njërit kushtëzon drejtpërdrejt tjetrin. Kur kanali kryesor nuk pastrohet ose nuk ka kapacitet të mjaftueshëm, ai mbingarkon kanalet lokale, të cilat janë përgjegjësi e bashkive.
Bashkitë përballen me përmbytjet, por nuk kanë kompetencë të ndërhyjnë në veprën që e shkakton problemin. Nga ana tjetër, pushteti qendror shpesh ndërhyn në kanalet kryesore pa një koordinim të plotë me mirëmbajtjen lokale, duke krijuar një zinxhir të ndërprerë funksional, shpjeguan ekspertët.
Dublimi bëhet më i dukshëm në situata emergjente. Vendimet për hapjen e portave të digave apo menaxhimin e prurjeve merren nga pushteti qendror, ndërsa pasojat i përballojnë bashkitë.
Një tjetër formë dublimi lidhet me strukturat administrative. Pushteti qendror, përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe agjencive të saj, ushtron mbikqyrje dhe kontroll teknik, ndërsa bashkitë kryejnë monitorim në terren përmes strukturave të tyre. Në vend që këto nivele të plotësojnë njëra-tjetrën, shpesh prodhojnë raporte paralele dhe reagime të vonuara.
Ky dublim kompetencash ndikon drejtpërdrejt në punën në terren, ndërsa përgjegjësia institucionale shpërndahet mes niveleve të qeverisjes.
Në raste përmbytjesh, vendimmarrja është qendrore, reagimi është lokal dhe fatura ekonomike dhe sociale bie mbi komunitetet. Ky fragmentim është arsyeja pse përmbytjet shpesh trajtohen si ngjarje natyrore, ndërkohë që pas tyre fshihet një dështimi i institucioneve, shpjegojnë ekspertët.




