Mjeku infeksionit Tritan Kalo, vijon të bëjë apel qytetarëve që të jenë sa më të kujdesshëm në lidhje me masat që duhet të zbatojnë për tu mbrojtur nga Covid.

Këtë të mërkurë mjeku Kalo,  thekson se koronavirusi është një sëmundje që merr jetë, dhe është akoma prezent mes nesh.

Kalo përmes një postimi në rrjetin social deklaron se në një situatë të tillë përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri.

Virusi Sars-Covid2 sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës, ende gjallon vrullshëm mes nesh. Përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri”, shkruan Kalo

Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 4 290 qytetarë mes të cilëve 117 kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*