Policia e Elbasanit ka arrestuar në flgrancë shtetasin me iniciale F.Q, 46 vjeç, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

“F.Q., 46 vjeç,  banues në Cërrik,  pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj  bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme dhe duke e kërcënuar me jetë me një armë të ftohtë( bajonetë) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve  të ftohta”.”- njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*