Shtyhet për të dhjetën herë në Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontejneri me 613 kg kokainë. Sot ishte parashikuar që të mbahej seanca dhe për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, dhe Armand Pezakun, shoferi i kamionit që transportoi kontenierin e bananeve ku i gjet droga nga porti i Durrësit në Maminas.

Ndërkohë, avokati i Pezakut, Ardian Visha kërkoi veçimin e çështjes. Avokati theksoi se ka gati konkluzionet që prej 26 dhjetorit, dhe seancat gjyqësore shtyhen, ndërsa kërkesa e tij për veçim të çështjes është rrëzuar nga gjykata.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Çekaj, i akuzuari për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*