Varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri. Është kjo deklarata e Komitetit Teknik i Ekspertëve. Raste me variantin Delta janë regjistruar në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastra, Korçë, Peqini, Mati dhe Vlora.

2 nga Britania, 2 nga Gjermania dhe nga një rast nga Çekia, Spanja nga Maqedonia dhe nga Pakistani. Këto janë vendet nga janë identifikuar varianti Delta

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.

Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e pyetur nëse shkollat do të rifillojmë mësimin si normalisht në shtator, tha se një vendim i tillë do të merret në varësi të situatës epidemiologjike.

Në konferencën për shty të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli u shpreh se nëse situata epidemiologjike në shtator do të jetë sikurse tani, nuk ka asnjë arsye për hapjen normalisht të shkollave dhe fillimin e mësimit nëpër klasa. Po ashtu ajo përmendi edhe faktin se tashmë stafi pedagogjik është vaksinuar, gjë që e bën më të sigurt zhvillimin e mësimit në klasa.

“Të gjitha vendimet ne i marrim me situata konkrete epidemiologjike, nëse do vijojmë me të njëjtën situatë, nuk ka asnjë arsye që shkollat mos fillojnë normalisht sikurse do të fillojë, aq më tepër që arsimtarët janë vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë personat me të cilët jetojnë të vaksinuar. Por do të shikojmë se si do të jetë situata epidemiologjie dhe në varësi të saj do të jetë vendimi për shkollat”, u shpreh Rakacolli.

Mjeku Dhimitër Kraja, në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se në spitalin COVID1 janë të shtruar 9 pacientë, por theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është e kënaqshme.

Sipas mjekut, përjashtuar një pacient, i cili kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër COVID, të tjerët rezultojnë të pavaksinuar, ndërsa i përkasin grupmoshës nga 69 deri në 72 vjeç.

“Në spitalin COIVID 1 janë 9 pacientë. Gjendja e tyre e përgjithshme është e kënaqshme. Nuk janë pacientë që janë vaksinuar më parë apo që kanë kaluar sëmundjen, me përjashtim të një rasti, i cili ka bërë vetëm një dozë të vaksinës dhe nuk e ka bërë të dytën. Mosha e të sëmurëve vijojnë të jetë mbi 69 deri në 72-vjeç. Situata është e mirë, nuk kemi patur raste shumë të rënda, apo vdekje dhe pavarësisht se rritjes së rasteve, kjo nuk reflektohet me forma të rënda apo vdekjeprurëse”, tha mjeku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*