Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para gjykatës së Fierit duke iu dhënë mbështetje familjarëve të Mateos së vogël, i cili u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

Një zonjë e vjetër tha se kanë frikë që të dalin me nipërit dhe mbesat nga shtëpia, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë. Ajo kërkoi varje të autorit.

“Po më qan zemra, kemi nipër e mbesa. Do na bëhet hataja. Është gjynah nga zoti, ça bën ky shtet?! S’kemi siguri për jetën. Unë si nënë do e heq zvarrë. Fëmijët po i rrisim për t’i gëzuar dhe jo për të na i vrarë. Ne i shoqërojmë nipër e mbesa në shkollë dhe në kopsht. Kemi frikë. Ai të varet prej gjuhe në mes të Fierit si ata të Libofshës.”, tha zonja. Ndërkohë, një tjetër qytetar u shpreh për mediat se qytetarët duhet t’i bashkohen kësaj kauze, dhe jo të ngrihen në protesta për PD dhe PS. Më dhemb shpirti, nesër mund të ndodhi të fëmija ime. Një gocë e kam 7 vjeçe, një 3 e gjysëm dhe 4 muajsh, Ku jetojmë ne? Në Guatemala. Ça është kjo? Ik largojeni, digjeni! Këtu duhet të jenë qytetarët e Fierit, jo për PS dhe PD. Dhe për çmimet që janë rritur. Të ngrihen se në Omonia ngrihen të gjithë. Këtu nuk ka shtet.”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*