Leonardo di Caprio ka pasur në krah disa prej femrave më të bukura të industrisë së modës ( si Gisele Bunchen, Nina Agdal, Eva Herzigova, Toni Garrn apo Bar Rafaeli) e aktore të njohura si Blake Lively e sic thuhet, edhe Demi Moore; por ai asnjëherë nuk u shtrua të krijonte familje.

Historitë ndiqnin njëra tjetrën, dhe Leo mbeti një nga beqarët e përbetuar të Hollivudit. Megjithatë, disa raporte në shtypin rozë amerikan pretendojnë se aktori I famshëm mund të jetë duke shkuar më në fund drejt altarit. Vajza që e bëri të ndryshonte mendim, është sigurisht një modele, 22 vjecarja Camilla Morrone.

Ata janë lidhur në 2017-tën e sic thonë disa, kjo marrëdhënie po shkon drejt zyrtarizimit,teksa Leo e ka prezantuar edhe me familjen. Sesa do të shtrohet vërtet kjo mbetet për t`u parë, por deri tani gjërat duken mjaft mirë për ciftin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*