Një 35-vjeçar me iniciale F.GJ është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka plagosur me armë gjahu shtetasin me iniciale A.GJ rretha 60 vjeç.

Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Baz të Burrelit. I plagosur gjendet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE 

Më datë 22.08.2019, rreth orës 22.10, shërbimet e Policisë së Komisariatit Mat, kanë marrë informacion se në fshatin Baz, në Burrel, shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të shtetasit F.Gj, autori i ngjarjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*