Presidenti Ilir Meta duket se pas dëshmisë në Komisionin Hetimor para deputetëve të opozitës dhe maxhorancës ka zgjedhur kreun e Kuvendit për të diskutuar mbi rrugët e daljes nga kriza politike, në të cilin venid është përfshirë që pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës.

Meta ka zgjedhur të publikojë një foto, ku shfaqet kryeministri Edi Rama, në plan të dytë, ndërkohë që presidenti dhe kryeparlamentari Ruçi shihen se kanë gjetur rrugën e bisedimëve së bashku.

Në një postim në Facebook, Meta ka zbardhur sot se çfarë u diskutua ditën e djeshme me kryetarin e Kuvendit, ndërkohë që shton se “cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”, duke nënkuptuar maxhorancën.

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”- shkruan Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*