
Nje dyqan që tregton pajise elektronike ka rënë pre e një grabitje në Vlorë. Ngjarja ndodhi në bulevardin e Vlorës, pranë shkollës profesionale Industriale.
Autorë ende të paidentifikuar kanë vjedhur si telefona dhe kompjutera.
Autori ose autorët e maskuar kanë hapur derën e xhamit për t’u futur në brendësi të dyqanit. Mësohet se dyqani është me kamera sigurie.




