Një 25-vjeçare ka denoncuar se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

E reja nga qyteti i Lushnjës, në dëshminë e saj ka treguar se ndodhej në një lokal buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd.

Ajo pretendon që pranë lokalit është përdhunuar nga një person i paidentifikuar.

Mësohet se 25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore. Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin dhe ajo ka kryer dhe kallëzim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*