Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë këtë të hënë në orën 09:59 në kryesisë së Kuvendit për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.

Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë zyrtarisht nga ky komision për të marrë pjesë si dëshmitar para deputetëve, të cilët do të verifikojnë zbatimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit lidhur me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Është hera e parë në historinë e Shqipërisë të ngrihet një Komision Hetimor për shkarkimin e presidentit me arsyetimin se ka shkelur Kushtetutën.

Gjithashtu bëhet me dije se ai do të shkojë në këmbë nga presidenca drejt parlamentit dhe do të jetë i shoqëruar nga tre këshilltarë.

Kreu i Shtetit, shpjegojnë burimet mediatike, do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të Kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.

Komisioni parlamentar është ngritur për të vlerësuar ligjshmërinë e akteve të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*