Mjeku popullor Ylli Merja në një lidhje live për emisionin ‘’Vila 24’’ ka dhënë trajtimet bimore që mund t’i bëhet koronavirusit në kushte shtëpiake.

Merja shprehet se masazhi me raki dhe me paracetamol, avulli nga rakia e bashkuar me hudhrën dhe e nxehur në petrogaz apo ponçi i krijuar në kushte shtëpiake janë mënyra të shkëlqyera fillestare për të trajtuar personat me COVID-19 apo ç’do virozë tjetër.

Mjeku thotë se koronavirusi godet më shumë mushkëritë dhe aty është problemi kryesor dhe me trajtime bimore dhe shtëpiake duhen larguar qelizat virale dhe parazitët për të ndihmuar organet.

Po ashtu ai i jep përgjigje edhe pyetjeve të atyre që kanë sëmundje të tjera që preken nga koronavirusi duke këshilluar përdorimin e rigonit, hidrave etj.

 

 

”Duke ditur që viruset kanë ato trajtimet bimore. Periudha po kristalizohet dhe jemi në një rrugë për ta minimizuar dhe amplituda e tij të jetë në nivele të ulëta.

Edhe atëhere nuk ju dhashë kot që kemi aq profesionalizëm sa njerëzt me koronavirus t’ju japim ndihmën.

Nëse kemi një person të prekur nga viroza, ç’rëndësi ka, një grip. Fillimisht e masazhojmë në një temperaturë mbi 45 gradë dhe trupi mund të masazhohet me raki apo paracetamol të shtypur në të.

Pas 15- 30 minutash e mbështjellim me rroba që të nxisim nxehtësinë dhe përgatisim ponçin. Si mund të përgatisim një ponç në kushte shtëpie?

Mund të bëhet, marrim 25- 30 mililitra raki rrushi që të jetë e fortë. Hedhim 2-3 thelpi hudhra, në mënyrë që squfuri të vrasë virusin brenda. I nxehim mbi petrogaz që rakia të çlirojë avull.

Më pas së bashku rakinë dhe hudhrat vendosen mbi petrogaz. Mund ta përdorin të gjitha moshat. Të moshuarit pasi edhe vetë këta janë rezistentë më të ulët.

Hedhim 30 mililitra raki edhe një lugë çaj me sheqer. Ndërkohë dua që avujt që do të ngrihen nga ponçi i çojmë në bronke dhe alveola aty ku është dhe fronii luftës. Aty ky leukocitet, ku krijohen vatrat e imflamacionit. Mund të shtojmë edhe rigon. Nëse rigoni bëhet si çaj atëhere bëhet anti- viral i shkëlqyer.

Hedhim çajin, brenda kam edhe hudhrën. Mund të thithim avullin. E thithim në mënyrë të tillë. Vendos dorën dhe gishtat sipër, dhe thith avullin. Zgjat 4-5 minuta. Mund të kollitemi por është faza jep efektin dhe organizimi, ndihmoj organizmin.

Ponçi i bën mirë atyre me temperatura mbi 37- 37.5. Dhe më pas i sëmuri mbështillet që të djersijë.

Këto janë antibiotikë dhe antiviralë. Aty në alveola ku bëhet lufta. Ku virusi hyn në bronke, dhe shkon në alveola. Antireceptorët e viruseve tentojnë të ngacmojnë qelizat e bardha dhe të hiqen sikur janë pjesë e tyre. Në këto faza këto qeliza mbrojtëse nuk e njohin këtë lloj virusi dhe tentojnë ta fusin në brendë. Kur trupi vëren se shërohet, trupi tenton të gjejë armën si mund të vriten.

Aty ku është alveola, ajo tenton të prodhojë ujë që të mbysë virusin. Edhe këto viruset që janë futur duan të mbijetojnë në organe të tjera, më e afërta është zemra. Pra ç’orinetohet edhe zemra. Pra kjo raki jep ndikim pozitiv tek minimizimi i ndikimeve agresive dhe nxit qarkullimin e gjakut. Përbërësit antivirusalë ndikojnë nga minuti në minutë në organizëm. Lirohen hundër, djersij dhe marr frymë lirshëm. Kur rritet nxehtësia atëher organizmi vetëpastrohet.”- tha Ylli Merja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*