Një aksident ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Lushnjes, tek vendi i quajtur kryqëzimi i gjimnazit 18 Tetori.

Një mjet tip Toyota Yaris e cila drejtohej nga një femër ka përplasur shtetasin Qani Çela, i cili po tentonte të kalonte nga trotuari në rrugë.

Pas goditjes nga makina këmbësori është përplasur në trotuar duke mare dëmtime në kokë. Çela është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas mjekëve gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lushnjes ka shoqëruar drejtuesen e mjetit për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se këmbësori Qani Çela nuk e ka vënë re mjetin kur ka tentuar të kaloj rrugën.

Qani Çela është me profesion polic rrugor por në momentin e aksidentit Çela ka qenë jashtë orarit të punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*