Një anije ruse me grure është bllokuar në Portin e Durrësit. Anija ruse ishte nisur nga Rusia me destinacion Shqipërinë.

Bllokimi i anijes ka ndodhur pasi palët nuk kanë rënë dakord për çështjet financiare.Mes pronarit të anijes dhe blerësit të mallit ka pasur mosmarrëveshje për paratë.

Anija prej dy javësh ishte në pritje për të shkarkuar sasinë e grurit. Anija është bllokuar me vendim gjykate nga Gjykata e Durrësit.

Anija “SV. Georgiy Pobedonosets” me flamur rus, prodhim i vitit 2003, do të qëndrojë në port deri në zgjidhjen e mosmarrêveshjes mes palëve kontraktuese, ndërsa kostot e qëndrimit të saj në port do të shtojnë kostot e këtij transporti për palën që do të gjendet përgjegjëse për gjendjen. Burimet portuale bëjnë me dije se anija ishte nisur nga porti rus i Volgodonskut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*