Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK që po pyetet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Dumani u shpreh se kjo strukturë e re që është ngritur synon goditjen e paligjshmërisë, dhe në fokus të veçantë do të jetë dhe bashkëpunimi me qytetarët.

Altin Dumani: Kjo prokurori do godasë paligjshmërinë. Do bëjë të mundur një Shqipëri që kush shkel ligjin do të dënohet. Fokus i veçantë do jetë bashkëpunimi me qytetarët. Dështimi i Prokurorisë së Posaçme nuk do të jetë asnjëherë një vizion.

SPAK përbëhet nga dy struktura, Prokuroria e Posaçme dhe BKH. P. Posaçme ka parashikuar disa nënsektorë që do ndihmojnë. Detyra e parë si drejtues i SPAK, do jetë nxjerrja e një akti për punën, për dosjet dhe studimi i tyre, për të parandaluar shuarjen e masave të sigurimit.

Në P. Posaçme, prokurorët duhet të ndahen në dy pjesë, seksioni për krimin e organizuar dhe seksioni për korrupsionin. Në vijim, zgjedhja e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pa këtë të fundit ne nuk mund të funksionojmë. Pas zgjedhjes së kreut të BKH, fokusi do të kaloj te zgjedhja e pjesëtarëve të BKH.

BKH duhet të ketë njerëz me integritet të mirë moral. Për këtë duhet joshje, dhe është pikërisht paga për të thithur në P. Posaçme, ekspertët më të mirë. Na është premtuar se kategoria e pagave do jetë në nivel të kënaqshëm. Unë do mëshoj shumë për të gjetur ekspertë të motivuar, që duan të punojnë e nuk kanë parësore anën financiare. Ta shohin këtë institucion si parësor. Ky vend ka njerëz të tillë, shpresojmë të thithim këtë kategori.

Seiti: Keni investuar në veten tuaj si faktor bashkëpunimi dhe vetëbesimi për t’i përçuar te publiku?

Dumani: Kam investuar 20 vite në Prokurori për të dhënë kontributin tim, ka vënë në dispozicion të gjithë fuqinë time. Asnjëherë nuk kam braktisur grupin dhe kam cilësitë e duhura për frymën profesionale për të mbështetje.

Leci: Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta tuajat?

Dumani: Kam vlerësim për dy kandidatët tjerë. Pavarësisht rezultatit të garës, ne nuk do kemi krisje. Vetëm në këtë mënyrë do mbushen objektivat. Pika ime e fortë besoj se është eksperienca e pasur në 20 vite. Për shkak të funksionin kanë kaluar mbi 4 apo 5 mijë dosje me të gjitha llojet e veprave penale. Për shkak të kësaj eksperience kam fituar profesionalizmin e duhur.

Pikë tjetër e fortë imja është bashkëpunimi në grup. E kam demonstruar disa herë edhe si drejtues, në Prokurorinë e Tropojës dhe zv. Drejtor i Prokurorisë për Krime të Rënda.

E kam edhe unë një pikë të dobët, menaxhimi i kohës. Fokusohem shumë dhe e harroj elementin kohë, që ndikon dhe privohen familja dhe kolegët.

Ibrahimi: Si do të pajtoni ju detyrën tuaj me kërkesat e publikut per transparencë në institucionin që ju mund ta drejtoni?

Dumani: Puna e SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes së medias dhe publikut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*