
Pak orë më parë u raportua se në një nga lagjet e Prishtinës, katër persona janë plagosur me kallashnikov. Të dhënat e fundit bëjnë ditur se njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty kanë parë një person me kallashnikov. Po ashtu ato kanë zbardhur shkakun e vrasjes së katërfishtë të ndodhur këtë mesditë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Sipas raportimeve më të fundit bëhet fjalë për një konflikt pronari të ndërtesës dhe pronarit të tokës, ku ishte duke u ndërtuar një objekt.
Sipas njoftimeve të para nga dëshmitarët rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes pronarit të tokës dhe një kompanie të ndërtimit të objekteve të larta.




