Në fillim të viteve 90’ të entuziazmuar nga ideja e demokracisë u rreshtuam të gjithë në një front për ta zëvëndësuar sistemin me fjalën e madhe Demokraci. Disa dhanë edhe jetën. Të tjerë e rrezikuan atë. Por mbi një cerek shekulli nën të ashtuquajturën “demokraci” si rezulton ky sistem?

Pa asnjë mëdyshje më i mirë se cdo sistem që ka përjetuar Shqipëria e varfër deri në palcë, sepse të paktën po ju mëson njerëzve disa të vërteta që ata mesiguri nuk do donin ti dëgjonin. Por kjo është një ndër vlerat e mëdha të këtij sistemi.
Çfarë kuptojmë me demokraci? Sipas të gjithë fjalorëve të botës, Demokracia është një sistem qeverisje që bazohet në sovranitetin e popullit dhe garanton pjesmarrje dhe barazi të cdo qytetari në qeverisjen publike. Pas mëse një cerek shekulli si paraqitet “demokracia” te shqiptarët?

Çfarë ka populli në dorë? Qeverisjen? Sigurisht jo. Në këtë demokraci sundojnë prej gati 30 vitesh vetëm “elita”, të cilat vetëm ndryshojnë vendet në varësi nga mashtrimi që i bëjnë popullit! Pra populli nuk ka asgjë në dorë, madje as votën të cilën për shkak të varfërisë, mungesës së kulturës demokratike dhe nivelit arsimor, ia shet pa mëdyshje atij që ofron më shumë.Ndërsa “elitat” vetëm mashtrojnë gjatë gjithë fushatës duke u premtuar parajsën njerëzve, të cilët nën trysninën e injorancës së tyre vazhdojnë ti besojnë dhe pse janë zhgënjyer në të gjitha rastet. Pra sistemi nuk është demokratik por sistem elitar!

Qeverisjet nuk jane më të përgjegjshme përballë elektorateve të tyre.Nën pretendimin e qeverisjes me “specialistë” sot kemi gjithnjë e më shumë qeveri teknike e teknokratësh të cilët nuk kanëasgjë të përbashkët me demokracinë, përkundrazi vijnë në kundërshtim me të. Këto llojë qeverishë që kemi hequr mbi kurriz, propozojnë ligje që ju shkojnë për shtat klaneve dhe interesave klanore. Madje tani me ato të famshmet platforma dixhitale që ia errin edhe më shumë sytë njerëzve, e kanë bër qeverisjen kilometra larg popullit.Qeverite e teknokratëve janë shumë larg qeverisjes demokratike. Ndërkohë ne vazhdojmë të kërkojmë qeveri teknike për të zgjidhur hallet tona.

Demokracia eshtë pluralizëm idesh, vlerash dhe sigurisht edhe partishë politike. Kjo do të thotë që respektimi i ideve të ndryshme është përparësi ashtu sikundër nuk mund të presësh që një parti të shprehë interesat e të gjithëve. Por ama një parti ka detyrimin që grupimin që përfaqëson ta përfaqësojë me dinjitet dhe fuqishmëri. Në fakt e keqja e madhe në Shqipëri janë partitë politike që janë shndërruar në klube klanesh dhe interesash të ngushta. Këto parti bien dakord mes tyre vetëm për një gjë: Kush do ta qeverisë vendin në mandatin pasardhës! E cfarë mund të presësh nga ky llojë pluralizmi?

Demokraci do të thotë që cdo individ të marrë pjesë në qeverisje me mendimin dhe pjesmarrjen e tij. Kjo natyrisht kërkon një kulturë demokratike. Por cfarë kulture demokratike kemi ne si popull kur rreshtohemi si ushtarë pas një lideri dhe nuk luajmë nga llogoret e jemi gati të japim edhe jetën për të vendosur se cili maskara do na qeverisë???

Me pak fjalë kjo është Demokracia që ne menduam të luftonim e luftojmëE dini se cfarë ndryshimi ka nga sistemi i mëparshëm? Ndryshimi i parë dhe kryesor është “Fjala e lirë” sigurisht, por cmund të bëjë unë me fjalën e lirë? As jetën time nuk e ndryshoj dot jo më vendin. Plus që ndonjëherë kjo liri fjale të merr në qafë në një popull që është mësuar tu thuash vetëm gënjeshtra! Sa për qeverisjen dje kishim një diktatorë të cilit i këndonim këngë sot kemi disa të tillë që sërish ju këndojmë këngë!

E për sa kohë që ne e quajmë një sistem të tillë DEMOKRACI unë nuk do jëmë kurrë në anën tuaj! /GSH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*