Eshtë zbardhur plagosja e 19 vjeçarit K.Q që u plagos me thikë ditën e djeshme në Durrës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas një konflikti.

Një 34 vjeçar me iniciale A.T është proceduar në gjendje të lirë dhe një 20 vjeçar me iniciale  J.M është arrestuar pasi plagosën me thikë 19 vjeçarin.

“Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Q., si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D. M., 16 vjeç, banues në Durrës,” thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftim zyrtar:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 27 tetor, ku pas një konflikti mbeti i plagosur me thikë një 19-vjeçar.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin e autorit të plagosjes së 19-vjeçarit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Specialistët për Hetimin e Krimeve  lokalizuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin

J.M., 20 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 17 Durrës, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin K. Q., si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D. M., 16 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*