Mbrëmjen se djeshme u plagos në Vlorë, Eljus Thartori përt të cilin u raportua fillimisht se në lagjen 10 Korriku ka ndodhur një shpërthim me tritol në banesën e 36-vjeçarit.

Por ndërkohë pavarësisht se mbrëmjen e kaluar u raportua se ndodhej jashtë rrezikut për jetën, burime për Albania Times bëjnë me dije se Thartori është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij paraqitet kritike.

Burime bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen në fjalë, vetë Eljus Thartori ka thënë se I ka plasur celulari në dorë, ç’ka dyshohet përveç armës me të cilën ëhtë qëlluar ka pasur edhe lëndë plasëse.

Sipas informacioneve, personi I plagosur ka pasur edhe copa metali në trup ndërsa për ngjarjen në Polici burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar 10 persona.

Personat në fjalë janë komshinj por edhe dëshmitarë që kanë qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja ende ka paqartësi pasi Policia ka deklaruar se ai është qëlluar me armë, ndërsa vetë Thartori ka thënë se I ka plasur telefoni në dorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*