Ministria e Shëndetësisë i ka bërë një apel prindërve, nxënësve dhe mësuesve në prag të fillimit të vitit shkollor në kushte pandemie.

Dr. Genta Qirjako kërkoi nga të gjithë të respektojnë rigorozisht masat ndaj COVID-19, që tashmë janë përcaktuar në një udhëzues nga Ministria e Shëndetësisë.
Për prindërit kërkohet që të kontaktojnë mjekun e familjes kur shohin diçka që nuk shkon tek fëmija. Po ashtu mësuesit duhet të jenë vigjilentë për masat dhe bashkë me nxënësit duhet të sinjalizojnë në rastet kur dyshohet për COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë garanton se është në gatishmëri për çdo problematikë dhe për të izoluar në kohë rastet.

 

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në prag të vitit të ri shkollor, ka një apel për mësuesit, prindërit, nxënësit; të respektojnë me rigorozitet masat për mbrojtjen ndaj COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Normaliteti i ri, i cili na kushtëzon të jemi të kujdeshëm në përditshmëri për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskave ose barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura dhe kujdesin e shtuar për higjenën personale.
Prindër, kontaktoni me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë dhe pyetini nëse kanë ndonjë shqëtësim.
Mësues, treguhuni vigjilentë ndaj zbatimit të masave të rekomanduara nga ekspertët në ambientet e shkollës. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore.
Nxënës, nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar.
Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*