Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim të papritur përkryebashkiakun eLibrazhdit, Kastriot Gurra.

Prokuroria ka kërkuar formularin e dekriminalizimit që ka dërguar Gurra në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve para se të merrtet detyrën e kryebashkiakut.

Formulary është kërkuar ditën e premte nga KQZ dhe po në të njëjtën ditë ky i fundit ia ka vënë  në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme.

Mësohet se kërkesa për verifikim është parashtruar nga vetë kryebashkiaku socialist, Kastriot Gurra teksa kjo shënon një rast të veçantë pasi Partia Demokratike ka denoncuar disa emra kryebashkiakësh për mashtrim në formularët e dekriminalizimit dhe të shkuarës së tyre të dyshuimtë.

Nga ana tjetër PD ka paralajmëruar se do të vijojë denoncimi i emrave të tjerë kryebashkiakësh që sipas saj kanë të kaluar kriminale apo precedent.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*