
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar para pak në një beach bar “Bora Bora” në zonën e Radhimës. Në konflikt u përfshinë dy vëllezërit Benjamin dhe Eduard Kondi, për një nga lokalet e plazhit.
Eduard Kondi 36 vjeç pas një debati me të vëllanë, ka nxjerr armën e zjarrit dhe ka qëlluar disa herë drejt vëllait 45-vjeçar.
Fatmirësisht, nga të shtënat me armë nuk pati asnjë person të plagosur.
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 34-vjeçarin Eduard Kondi, që pak ditë më parë qëlloi me armë në drejtim të vëllait të tij, ngjarje e ndodhur në një prej plazheve të Radhimës.
34 vjeçari ka shtënë disa herë drejt ndaj vëllait të tij Benjamin Kondi, por fatmirësisht nuk është lënduar askush. Gjatë momentit të ngjarjes në plazh ka patur edhe pushues vendas e të huaj.
Gjykata ndërkohë pas kërkesës së prokurorit ka vendosur masën e arrestit me burg.




