Albin Kurti dhe Edi Rama janë bërë të “gjallë” pas më shumë se 5 orësh që prej se ka nisur takimi mes tyre në kryeministri.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar një foto me Kurtin dhe me sa duket në axhendën e shefit të qeverisë ka qenë edhe një takim tjetër mbrëmjen e sotme, ai me aktorin e famshëm francez, Gerard Depardieu i cili po xhiron në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”.

Ky takim i përbashkët me aktorin ka shërbyer edhe për pushim sipas asaj që thotë edhe vetë Rama, ndërsa nuk dihet nëse takimi mes tij dhe Kurtit do të vijojë ende.

Prej orës 18:30 Albin Kurti ndodhet në zyrën e kryeministrit Edi Rama ndërsa deri më tani kanë kaluar më tepër se 5 orë që nga nisja e këtij takimi, për të cilin mendohet se kanë ndikuar edhe polemikat e shumta mes dy zyrtarëve kohët e fundit.

Ky takim vjen pas replikave në distancë mes Ramës dhe Kurtit dhe pas një ftohjeje të gjatë në marrëdhëniet e tyre, pikërisht për shkak të këtyre replikave.

Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama kishte lajmëruar një takim me Albin Kurtin për sot, e diçka të tillë e kishte konfirmuar edhe ky i fundit, por që diçka është fakt, dy liderët ai i PS-së dhe ai i VV-së kanë shumë për të diskutuar.

Debati mbi kufijtë, dialogu me Serbinë, “Minishengeni Ballkanik”, taksa ndaj Serbisë, krijimi i dikastereve apo zyrave të përbashkëta të dy qeverive… të paktën këto janë disa nga temat më të nxehta të cilat mendohet se janë pjesë e diskutimeve mbrëmjen e sotme mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*