Albania Times ka siguruar emrat e personave të arrestuar gjatë një superoperacioni të policisë dhe FNSH-së në Durrës.

Mes të emrave të 13 prej 17 të arrestuarve janë drejtues të lartë policie, punonjës të IMT, si dhe ndërtues.

Këta persona dyshohet se kanë lejuar që të ndërtohet pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut.

Në një njoftim të dhënë dje për mediat, Ministria e Brendshme sqaroi se në operacion për arrestimin e 17 personave, morën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa mbetet në kërkim ende një person.

Deri në operacionin e sotëm i koduar “Abuzuesit”, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit.

Emrat e personave të arrestuar:

Besnik Domi, shef rendi Shijak.

Sami Xhafa, shefi stacionit policor në Manzë

Ermal Petova, OPGj Manzë

Nikollë Marku, OPGj Manzë

Agim Osmani, ndihmës specialist, Policia Durrës

Gani Dama, polic parrulle (në kërkim)

Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati shijak

Petrit Neziri, ndihmës specialist policia Manzë

Ndricim Shika, ndihmës specialist policia Shijak

Gjergji Gerço, sekretar i njësisë administrative Sukth

Jul Kaçadej, specialist IMT Shijak

Marjus Shahini, kryeinspektor IMT Shijak

Adem Lika, ndërtues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*