Me afër se kurrë duket se janë disa shkencëtaret nga universiteti ‘University College of London’ për të gjetur mënyrën për të ndaluar përhapjen e virusit nga një person në një tjetër.

Në një studim të bërë midis 1000 çifteve homoseksuale meshkujsh, nga të cilët një person ishte me virusin e HIV ndërsa tjetri jo, u zbulua se personi që kishtë virusin kur merte një ilaç kundër virusit nuk e transmentonte atë të partneri të tij.

Ilaçi përbëhet nga enzima të veçanta që shkatërrojnë ADN-në e virusit dhe e kontrollojnë atë që të përhapet në trup. Nga rezultatet e studimit u pa se asnjë person nuk e kishte transmetuar virusin të partnerit të tij.

Nga virusi i HIV çdo vit vdesin me shumë se 1.8 milion njerëz ndërsa 35 milion të tjerë janë të infektuar nga ai. A do jetë ky zbulimi i vitit?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*