Një sasi eksplozivi i është vendosur një banese në Kamëz, në rrugën Mujo Ulqinaku.

Tritoli është vendosur gjatë mesnatës, në banesën me pronësi të shtetasit me iniciale A.K.

Bëhet e ditur se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz në banesë. Raportohet se nga shpërthimi ka pasur vetëm për dëme materiale.

iranë

Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.

Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*