
Kërkesa e Viktor Ymerit, i akuzuar për vrasje, për të dalë nga 41 biss, u shqyrtua në datë 02.12.2022 ora 12:30 në Gjykatën e Posaçme. Në maj të këtij viti, ministri i Drejtësisë njoftoi se pranoi kërkesën e SPAK për të mbyllur në regjimin e ashpër 41 biss tre të burgosur që dyshohej se vazhdonin të mbanin kontakte me anëtarë të grupit jashtë qelive, mes tyre Viktor Ymerin.Gjatë seancës me dyer të mbyllura ai është shprehur: “kam tërë jetën burgjeve dhe më duket sikur nuk kam qenë ndonjëherë i lirë. Ato pak muaj qe më nxorën jashtë burgut, më bënë shumë keq se m’u vërsul i gjithë shteti mbi shpinë derisa më gjetën një pretekst për të më futur prapë në burg. Më mirë mos të kisha dalë fare se nëse nuk do kisha dalë nuk do isha në këtë proces”.
Në fund Struktura e Posaçme Anti Korrupsionit (SPAK), ka vendosur mospranimin e kërkesës së të pandehurit Viktor Bajraktar Ymeraj, duke e lënë pë të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në regjimin 41 BISS.




