Dita e parë e shkollës në Kinë, ka qënë fatale për 8 fëmijë. Një sulm ka ndodhur në shkollë kur nxënësit ishin gati për të hyrë në mësim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinë, në shkollën fillore Chaoyangpo në qytetin Enshi të Hubei. Autori i ngjarjes u arrestua nga policia. Sipas asaj që raportohet në media, autori kreu sulmin me thikë.

Në deklaratë nuk jepen detaje për lëndimet e nxënësve të tjerë apo moshat e tyre individuale. Në Kinë, fëmijët e shkollës fillore variojnë nga mosha 6 vjeç në 13 vjeç.

40-vjeçari i quajtur Yu, kishte pak kohë që kishte dal nga burgu, pasi kishte qënë i dënuar për vrasje, sipas mediave lokale në Kinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*