Egon Velaj, që prej 6 ditësh mban postin e drejtorit të Paraburgimit të Vlorës, është aktualisht duke u përballur me një proces gjyqësor nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për periudhën që ai ka drejtuar Drejtorinë e Aluiznit në Vlorë. Gjykata e Vlorës dje i dha Velajt dënimin me 6 muaj burg konvertuar me shërbim prove për legalizimin.

Bëhet fjalë për një proces të nisur në vitin 2009. Ku Familja Ferhati përballet në gjykatë me shtetasin Melsjan Mustafaj, dhe fiton procesin me objekt padi Lirim dhe Dorëzim sendi për një sipërfaqe toke në Vlorë.

Pavarësisht vendimit të gjykatës Shtetasi Melsjan Mustafaj ndërton mbi një pjesë të sipërfaqes një objekt, dhe sipas ligjit të legalizimit hyn në proces legalizimi, dhe pronarët në proces shpronësimi.

Mbi këtë tokë ka dhe dy objekte të tjera të legalizuara ku gjykata ka vendosur në favor të personave që kanë ndërtuar ( pa leje Shtetasit Pilo Mati dhe Veiz Breshani).

Ndërkohë gjatë seancës mbrojtja ka sqaruar se ligji legalizimeve nuk është shkelur në asnjë pjesë të procesit.

Burime pranë Velajt sqarojnë  se është aktualisht në detyrë dhe se do të presë përfundimin e procesit.

“Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar, kemi ankimuar dhe deri sa gjykata të marr një vendim të formës së prerë nuk ka asnjë detyrim ligjor që e  detyron të dorëhiqet nga detyra.”

Egon Velaj aktualisht  për shkak të prezumimit të pafajësisë vijon normalisht të qëndroj në detyrë.

Perpos atyre qe jane thene ne media kohet e fundit se Ministria Gjoni ka shkarkuar Egon Velaj nga Aluizni dhe me pas e ka emeruar ate Drejtor Burgu rezulton se nuk eshte e vertete.

Velaj nuk eshte shkarkuar asnjehere nga detyra por është dorëhequr me kerkesen e tij nga Aluizni në 28.8.2017 kohë kur Aluizni ishte në varësi të ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Territorit dhe ne krye te kesaj Ministrie ishte Ministria Eglantina Gjermeni, ndersa ne krye te Ministrise se Drejtesise ishte Ministri teknik Gezmand Bardhi.

Cështja për të cilën përballen në gjykatë nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ministres se Drejtësisë Etilda Gjonaj bërë  në 15 Prill 2018 për  Aluiznin e Vlorës, pas një denoncimi mbërritur në platformën e Bashkëqeverisjes, ku kërkoi shkarkimin e dr. të Aluiznit Vlorë, i cili nuk eshte shkarkuar, pasi akuzat nuk rezultuan te verteta dhe në fakt qëndroi deri në bashkimin e institucioneve Hipotek Aluizëm dhe mbajti postin e zv drejtorit ( për Legalizimet) deri në 12 Shtator 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*