
Pas përhapjes se lajmit se pritet tërmet i fuqishëm para mesnatës ka reaguar kryeministri Rama duke e konsideruar këtë një fake news.
Ashtu siç e kanë theksuar edhe sizmiologët tërmetet nuk parashikohen dhe nuk ka asnjë mundësi për ti parandaluar.
Rrugët e Tiranës janë mbushur me qytetarë, të cilët duken se sot nuk do të flejnë në banesat e tyre.
Faxweb.al fton qytetarët të ruajnë qetësinë dhe për cdo rast të telefonojnë në numrat e emergjencave.
Prej ditës së djeshme vendi ynë është prekur nga dhjetra lëkundje tërmeti, me epiqendë në Durrës dhe Tiranë, dhe si pasojë lënduar dhjetra qytetarë.




