Pas dorëheqjes së Tom Doshit nga mandati i deputetit, KQZ ka marrë sot vendimin që ky mandat t’i kalojë kandidates e renditur e treta në listën shumë emërore të PSD, zonjës Jetmira Rraboshta.

KQZ në një njoftim sqarues bëri të ditur se mandati i takon zgjedhjeve të 2017-s dhe Jetmira Rraboshta do ta mbajë këtë mandat deri në shtator të këtij viti, kur edhe do të konstituohet Parlamenti i ri.

Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.

“KQZ vendos dhënin e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërorë të PSD në zonën e qarkut Shkodër, zonjës Jetmira Rraboshta”, tha Celibashi.

DORËHEQJA E DOSHIT

Tom Doshi dhe dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i tij i deputetit nje dite pas zgjedhjeve të 25 prillit. Përmes një letre, Doshi vuri në dijeni KQZ-në duke kërkuar edhe zëvendësimin e tij në listat e kandidatëve.

Partia e drejtuar prej tij, PSD mori  3 mandate deputeti në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 Prill jap dorëheqjen nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datë 26 Prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datë 26 Prill asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilës mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, thuhet në letrën e Tom Doshit.

 


albaniatimes.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*